Bankat amerikane kanë ndihmuar deficitin buxhetor grek
SHBA, 15 shkurt - Dega e financave në SHBA e ka ndihmuar Greqinë që të kamuflojë për vite me radhë problemet masive me borxhet.
Sipas njoftimit të gazetës "New York Times" bankat e SHBA-së e kanë ndihmuar këtë vend anëtar të BE-së, që t'u devijojë kritereve të stabilitetit financiar në zonën e euros.
Kësisoj Athina ka mundur t'i mbajë të fshehura BE-së borxhet miliardëshë përmes një biznesi me bankën Goldman Sachs.
Në vitin 2001, pak pasi Greqia u pranua në zonën e euros, Goldman Sachs i ka dhënë borxh këtij vendi disa miliardë dollarë pa i publikuar ato, njofton më tej gazeta New York Times.
Ky biznes është deklaruar si blerje valute dhe jo si kredi. Në këtë mënyrë Goldman Sachs ka kontribuar, që të krijohej përshtypja se Greqia nuk e tejkalon kufirin e deficitit buxhetor të përcaktuar në zonën e euros.