21 Prill 2025

Banka zicerane planifikon të mbyllet pas evazionit fiskal

Bernë, 4 janar - Banka më e vjetër e Zvicrës paralajmëron se do të mbyllët përgjithmonë pasi ishte e përfshirë në afera të jashtëligjshme, duke i ndihmuar amerikanët e pasur që t\'i shmangen taksave.

Wegelin & Co gjatë një seance në gjykatën federale në New York ka pranuar se për gati një dekadë ka ndihmuar rreth 100 amerikanë që ti shmangen taksave për të paktën 1.2 miliard dollarë.

Është rënë dakord që banka zvicerane të paguajë afro 58 milion dollarë gjobë në Shtetet e Bashkuara. Nuk ishte e qartë nëse zbulohen menjëherë emrat e klientët e saj sekret nga SHBA-të.

Wegelin & Co. është themeluar më 1741 me seli në qytetin e vogël zviceran St. Gallen. Ndërsa, bëhet e ditur se kjo është banka e parë e huaj e cila është deklaruar fajtore për evazion të taksave në Shtetet e Bashkuara.

Ky rast është pjesë e një hetimi që ka të bëjë me evazionin fiskal në mes të shtetasve amerikanë dhe bankave zvicerane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)