Banka greke rrënon dinarin serb
Beograd, 21 maj - Një bankë greke e cila punon në Serbi gjatë ditëve të kaluara, kur valuta nacionale filloi të dobësohet, blen më shumë deviza në tregun ndërkombëtar, që shtynë kursin e dinarit përpjetë.
Këtë e shkruan gazeta serbe Blic, duke shtuar se sipas ministrisë serbe të Financave vlerën e dinarit e rrënojnë spekulimet.
Supozohet se kompanitë greke të cilat punojnë në Serbi, dëshirojnë të tërhiqen nga transaksionet e dinarit dhe të kalojnë në euro, thekson gazeta.
Dinari serb hasi në minimum historik. Kursi mesatar i euros sot arrin 101.7099, që është për 25 para më shumë se dje.
Në Serbi punojnë katër banka greke edhe atë Alfa, Eurobanka EFG, Banka Nacionale e Greqisë dhe Pireus.