10 Janar 2025

Banka e Shqipërisë shet 12,6 miliardë lekë bono thesari

Tiranë, 16 shkurt - Sipas një njoftimi të Bankës Qendrore të Shqipërisë (BSH), javën e ardhshme do të shiten për llogari të Ministrisë së Financave 12,6 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 3 dhe 12-mujor.

Banka e Shqipërisë, nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen e saj të internetit, bën të ditur se për bonot 12-mujore dhe 3-mujore shumat e shpallura për shitje janë përkatësisht 9,6 miliardë lekë dhe 3 miliardë lekë.

Në ankandin e fundit për shitjen e bonove të thesarit, yield-i mesatar i ponderuar për maturimin 12-mujor arriti në 3,57 %, ndërsa për atë 3-mujor yield-i ishte 3,22 %.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)