20 Prill 2025

Banka e Shqipërisë hedh në treg monedhën e re 5 Lekë

Tiranë, 17 nëntor - Banka e Shqipërisë (BSH) ka bërë të ditur së me daten 19 nëntor do të hidhet në qarkullim monedhë e re 5 Lekë, emetuar gjatë vitit të kaluar.

\"Monedha e re metalike e prerjes 5 Lekë ka të njejtat pamje dhe përmasa me monedhën metalike të prerjes 5 Lekë t, emetim i vitit 1995, hedhur në qarkullim me 1 janar të vitit 1997 dhe rishtypjes së saj në vitin 2000, hedhur në qarkullim me 1 janar të vitit 2001\".

Ndryshimi i vetëm me emetimet e mëparshme është se viti i emetimit në trupin e monedhës do të jetë 2011 thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë. Pas hedhjes në treg kjo monedhë do të përdoret si mjet pagese ashtu sikurse edhe monedhat e tjera të së njejtës prerje të emetuara më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)