30 Dhjetor 2024

Banka e Rusisë ka blerë 570 ton ari

Moskë, 12 shkurt - Banka Qendrore e Rusisë në dhjetë vitet e fundit ka blerë 570 ton ar. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia Bloomberg, duke iu referuar llogarive bankare të bëra në bazë të të dhënave të FMN-së.

Sipas njoftimeve të Bankës Qendrore më 1 janar të vitit 2013 në rezervat ndërkombëtare të Rusisë kishte 30.8 lingota (rreth 958 ton) ari. Më 1 janar të vitit 2003 i njëjti tregues ishte 12.5 lingota ari (rreth 389 ton).

Blerja e arit nga Banka e Qendrore e Rusisë prej Agjencisë Bloomberg i atribuohet \"politikës së nacionalizimit të të ardhurave\", e cila po zhvillohet nga qeveria e vendit.

Rusia u bë lidere e blerjes së arit mes vendeve në zhvillim. Në të njëjtën kohë vendet e zhvilluara po e shesin metalin e çmuar. Gjatë dekadës së kaluar më shumë ar kanë shitur Zvicra (877 ton) dhe Franca (589 ton).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)