Banka Botërore i fal të gjitha borxhet Haitit
Washington, 29 maj - Banka Botërore anuloi dje të gjitha borxhet e mbetura të qeverisë së Haitit ndaj Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar, organi ekzekutiv i bankës.
Borxhi i Haitit arrinte në 36 milionë dollarë. Në një deklaratë të Bankës Botërore theksohej se anulimi i borxhit të Port Au Princ u arrit falë kontributeve të Italisë, Belgjikës, Kanadasë, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Irlandës, Japonisë, Hollandës, Norvegjisë, Spanjës, Suedisë dhe Zvicrës.
Haiti tashmë nuk i detyrohet më asgjë Bankës Botërore, ndërkohë që kjo e fundit, pas tërmetit shkatërrimtar të janarit, vuri në dispozicion të autoriteteve haitiane fonde deri në 479 milionë dollarë deri në qershor të vitit 2011.
Anulimi i borxheve të Haitit është vetëm një pjesë e përpjekjeve tona për të mbështetur rindërtimin e vendit dhe për këtë do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë vendase dhe partnerët ndërkombëtare, për të mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin afatgjatë, deklaroi presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick.