22 Dhjetor 2024

Banka amerikane pritet të hedhë në treg qindra miliardë dollarë

Washington, 3 nëntor - Banka Qendrore amerikane pritet të hedhë në treg këtë javë qindra miliardë dollarë, me shpresën për të fuqizuar ekonominë e dobët amerikane.

Sot, takohet Komisioni i Bankës i cili bën përcaktimin e politikave. Analistët e ekonomisë besojnë se deri të mërkurën Banka Qendrore do të miratojë një plan për blerjen e letrave me vlerë të qeverisë me vlerën e 500 miliardë dollarëve, ose më tepër, gjatë një periudhe disa mujore.

Ideja e planit të Drejtorit të Bankës Qendore Ben Bernanke është që blerja e letrave me vlerë të qeverisë do të ndikojë në uljen e normave afatgjata të interest që paguajnë bizneset dhe konsumatorët që marrin hua.

Në anën tjetër, kjo mund ta bëjë më të lehtë për konsumatorët që të shtojnë shpenzimet dhe që bizneset të punësojnë më tepër njerëz. Thuajse një në çdo 10 amerikanë janë të papunë dhe numri i përgjithshëm i të papunëve është 15 milionë vetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)