Ballkanit perëndimor i nevojitet një treg i përbashkët
Washington, 10 korrik - Analisti i njohur ndërkombëtar, Janusz Bugajski, kërkon që Ballkani perëndimor të ketë një treg të përbashkët, pasi që kjo, sipas tij, do ta forconte bashkëpunimin e tyre, duke krijuar një treg të përbashkët të sigurt.
Qeveritë në rajon duhet të ndërmarrin një përpjekje të përbashkët, të përqendruar në katër sfera të rëndësishme: energji, transport, mjedis dhe tregti. Shtetet në Ballkanin perëndimor kanë nënshkruar Traktatin për Themelimin e Komunitetit të Energjisë, për të zgjeruar tregun e brendshëm të energjisë në BE, thotë ndër tjerash Bugajski.