Ballkani Perëndimor bëhet me treg unik
Tiranë, 24 qershor - Gjergj Buxhuku, drejtor i organizatës Konfindustria me seli në Tiranë shprehet se nisma e fundit e Bashkimit Evropian për krijimin e tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor do të shqyrtohet në takimin e nivelit të lartë në muajin korrik 2017 në Trieste-Itali.
Sipas Buxhukut, kjo nismë është vështirë të jetë e suksesshme pa ndërtimin e strategjive të mirëstudjuara mbështetur në kushtet e sotme ekonomike, politike dhe institucionale të ngjashme dhe të ndryshme të secilit vend të rajonit.
Sipas tij, nisma të ngjashme pararendëse kanë qenë të pasuksesshmesi në rastin CEFTA.
Krijimi i Tregut Rajonal nuk duhet konceptuar si mundësi per luftë tregtare dhe ekonomike ndërmjet industrive vendore të Ballkanit Perëndimor, ka thënë Buxhuku.