Balkanspring promovohet në Malmö të Suedisë
Malmo, 25 maj - Liridona Gashi nga Athene Prosjektledelse, Norvegji tha se Balkanspring është një mundësi për zhvillim ekonomik. Në një shtet të vogël si Kosova, dhe njëkohësisht me një diasporë të madhe, ekzistojnë shumë mundësi për të zhvilluar dhe përforcuar sektorë të ndryshëm të shtetit, e posaçërisht atë ekonomik, tha Liridona Gashi.
Dyqani digjital Balkanspring.com u promovua të shtunën më 24 maj 2014 në pavijonin Morsika në Malmö të Suedisë
Balkanspring është një nga projektet e kompanisë norvegjeze Athene Prosjektledelse, përkatësisht Athene Kosovo degës së saj në Kosovë. I pranishëm në promovimin e Balkanspring.com ishte edhe Jetish Jashari zëvendës ambasador i Republikës së Kosovës në Suedi. Ky dyqan online iu mundëson prodhuesve dhe dizajnerëve kosovarë që produktet e tyre tjua shesin online konsumatorëve global.
Liridona Gashi nga Athene Prosjektledelse, Norvegji tha se Balkanspring është një mundësi për zhvillim ekonomik. Në një shtet të vogël si Kosova, dhe njëkohësisht me një diasporë të madhe, ekzistojnë shumë mundësi për të zhvilluar dhe përforcuar sektorë të ndryshëm të shtetit, e posaçërisht atë ekonomik, tha Liridona Gashi.
Ndërkaq Jetish Jashari zëvendës ambasador i Republikës së Kosovës në Suedi tha se Kosova duhet të krenohet me potencialin njerëzor që ka, dhe po të investohet dhe të jepet mundësia për ta dëshmuar kreativitetin dhe potencialin, do të arrijmë të kemi një ekonomi të zhvilluar dhe Balkanspring është mundësia për ta treguar potencialin tonë në botë.
Kurse Sara Fusha menaxhere e projektit të Balkanspring në Kosovë shtoi se qëllimi i Balkanspring është tju ndihmojë prodhuesve të Kosovës ti shesin produktet e tyre jashtë vendit sepse këto produkte dhe këta prodhues e meritojnë një gjë të tillë sepse kanë kualitet dhe kanë potencial të konkurrojnë në tregun europian dhe Balkanspring është mundësi e mire.
Promovimi i Balkanspring.com vazhdoi me ekspozitën e produkteve që mund të blihen në Balkanspring. Aty u paraqiten kreacionet e prodhuesve që janë pjesë e Balkanspring.com. Prezantimi u pasua me koktej të shoqëruar nga tingujt e performancës muzikore nga Dardan Bakraqi dhe Dan Linden.
Sara Fusha tregon për Presheva Jonë se klientët janë kryesisht nga Skandinavia: Deri tani jane nje numer i konsiderueshëm I klientëve që kanë blerë në Balkanspring, duke përfshirë edhe klientë lokal në Kosovë, por natyrisht më së shumti ndërkombëtarë të cilët vijnë nga Norvegjia.
Balkanspring.com përfshinë afro 40 prodhues dhe dizajnerë nga Republika e Kosovës, ku synimi kryesor është ti ofrojë produktet e tyre online drejt klientëve anembanë botës, por edhe tek ata në Ballkan.
Balkanspring është një platformë online e dedikuar të sjellë një gamë të gjerë të produkteve nga Kosova të punuara me dorë si ato moderne deri tek ato tradicionale si rroba, këpucë, akcesorë, dhurata, magazina dhe produkte të bukurisë. (PJ)