18 Dhjetor 2024

Bajrami u bëri thirrje kompanive amerikane të investojnë në Kosovë

Çikago, 13 nëntor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami në vazhdën e takimeve në Shtetin e Illinoisit, vizitoi administratën e Qytetit të Çikagos me ç’rast takoi nënkryetarin e Çikagos, Steven Koch.

Në këtë takim ministrja Bajrami u informua nga kryetari Koch rreth zhvillimeve në qytetin e tretë më të madh në SHBA, me theks të veçantë rreth  zhvillimit ekonomik industrial në rajonin e Çikagos.

Ministrja Bajrami, e informoi nënkryetarin e Çikagos për gjendjen ekonomike të Kosovës si dhe për konferencën e mbajtur në Çikago, ku u prezantuan potencialet e Kosovës para investitorëve amerikan.

Ajo e informoi nënkryetarin Koch se Kosova ofron nje ambient tërheqës për investime të huaja, me një ofertë fiskale shumë konkurruese, shpenzime të ulëta operative, legjislacion modern dhe fuqi punëtore të re e të përgatitur për tregun ndërkombëtar të punës.

Më tej ministrja Bajrami prezantoi disa nga projektet e rëndësishme që ofrojnë mundësi për investime në sektorë të infrastrukturës, energjisë, bujqësisë, turizmit, etj.

Ajo i kërkoi nënkryetarit të Çikagos që t\'u bëj thirrje kompanive me renome amerikane që të vijnë të investojnë në Kosovë dhe të përfitojnë kushtet e përshtatshme afariste dhe pozitën e favorshme të Kosovës për të mbuluar tregun evropian.

Në margjina të konferencës së Çikagos, Ministrja Bajrami pati takime me përfaqësues të kompanive të rëndësishme të Çikagos.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)