20 Prill 2025

Bajrami priti në takim përfaqësuesit e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal

Prishtinë, 23 shtator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim Valbona Tahirin drejtoreshë në Agjencinë për Zhvillim Rajonal (ARDA) në rajonin e lindjes dhe Agim Zekën menaxher i projektit në këtë agjenci.

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit në mes MTI-së dhe ARDA-s sa i përket mbështetjes së sektorit privat.

Ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë e MTI-së për të bashkëpunuar në projekte që kanë për qëllim fuqizimin e bizneseve nëpër rajonet e Kosovës.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Asociacionit paraqitën planin e tyre për mbështetje të bizneseve dhe planin për hulumtim në rajone të ndryshme të Kosovës për të shikuar mundësitë e investimeve në këto rajone.

Gjithashtu, në këtë takim ministrja Bajrami dhe përfaqësuesit e Asociacionit u dakorduan qe në të ardhmen të thellohet bashkëpunimi në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të sektorit privat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)