04 Janar 2025

Bajrami, priti në takim investitorë nga Monaco

Prishtinë, 10 mars - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot një delegacion të investitorëve nga Monaco, të cilët po e vizitojnë Kosovën me qëllim që të njihen me mundësitë e investimeve në vendin tonë.

Ministrja Bajrami fillimisht i informoi mysafirët me punën e vazhdueshme që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës për të lehtësuar investimet në vend.

Ajo përmendi ndryshimin e politikave fiskale, marrëveshjet bilaterale për shmangien e tatimit të dyfishtë si dhe ato që kanë për qëllim mbrojtjen e investimeve të huaja në Kosovë, pushimet tatimore që do të aplikohen në varësi të nivelit të investimeve, koston e lirë të fuqisë punëtore dhe lehtësira të tjera. Ajo po ashtu i siguroi mysafirët se ekonomia është prioritet i qeverisë dhe se ambienti i biznesit po përmirësohet në vazhdimësi.

Investitorët nga Monaco, shprehën interesimin e tyre për investim në Kosovë  dhe u interesuan për mbështetjen që Qeveria e Kosovës ofron për investitorët e huaj. Ata u shprehën optimistë se investimet e tyre në vlerë disa milionëshe në Kosovë do të fillojnë të realizohen së shpejti.

Ministrja Bajrami u tha investitorëve se legjislacioni i Kosvës i trajton investitorët e huaj në mënyrë të barabartë me ata vendës. Ajo theksoi gatishmërinë e MTI-së për të përkrahur secilin investitorë dhe për t’i asistuar ata në të gjitha etapat e procesit të tyre investiv.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)