Bajrami: Po përgaditet Udhëzimi Administrativ për pushimet tatimore
Prishtinë, 23 tetor - Në Pejë u informuan bizneset e këtij rajoni përmes konferencës informuese për bizneset në kuadër të Ditëve të Biznesit, që u organizua nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Komunën e Pejës.
Në këtë konferencë morën pjesëpërfaqësues të institucioneve lokale dhe përfaqësues nga komuniteti i bizneseve pejane. Ato u informuan hollësisht rreth shërbimeve që ofrojnë institucionet qeveritare në përkrahjen e vazhdueshme që e bëjnëpër tëzhvilluar ndërmarrësinëdhe për të krijuarkushte më të mira për biznesin dhe për investime.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në fjalën e saj fillimisht shprehu përkrahjen e vazhdueshme nga institucioni të cilin e drejton ajo dhe nga mekanizmat tjerë qeveritarë për të zhvilluar edhe më tej sektorin privat në Kosovë. Ajo i potencoi edhetë arriturat e Qeverisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe qeverisjeje,duke thënë se janë ndërmarrë hapa konkret për të institucionalizuar dialogun publiko privat.
Ajo ritheksoi se qëllimi i pjesëmarrjes në këto konferenca, të cilat janë duke u organizuar në të gjitha rajonet e Kosovës,ështëinformimi dhe bashkëbisedimi me bizneset për ti dëgjuar sfidat me të cilat ballafaqohen ato.
Ministrja Bajrami i informoi afaristët pjesëmarrës rreth pakossë re fiskale, e cila tashmë ka hyrë në fuqi dhe se tani bizneset po i ndjejnë efektet e saj.
Është duke u përgatitur Udhëzimi Administrativ për pushimet tatimore, ku bizneset lirohen nga tatimi në fitim për një periudhë të caktuar gjatë investimeve të tyre, theksoi ajo.
Ajo ka përkujtuar se gjatë kësaj periudhe të qeverisjes janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve për të institucionalizuar dialogun publiko privat, ku tashmë është funksional Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, dhe se koordinatore është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Ky Këshill është një platformë e rëndësishme për adresimin e barrierave dhe halleve të bizneseve. Në kuadër të Këshillit janë funksionalizuar grupe nga ministritë respektive për ti shqyrtuar kërkesat e bizneseve. Të gjithakëto kërkesa adresohen tek mekanizmat përkatës institucional, potencoi ministrja Bajrami.
Ministrja Bajraminjoftoi se tashmë është finalizuar draft-ligji për Investime Strategjike, që përcakton fushat e zhvillimit strategjik të Kosovës, i cili do të thjeshtëzojë procedurat për investime dhe njëkohësisht do të mundësojë negocimin me investitorë strategjikë për të sjellë investime të reja në Kosovë.
Ajo njëkohësisht foli edhe për Skemëne Garantimit të Kredive, ku bizneset do të kenë qasje më të lehtënë financadhe shpjegoi se kjo Skemë do të ndikojë në përmirësimine infrastrukturës së kredive.
Ministrja sqaroi para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit se po punohet nëprojektin e unifikimittë numrave të ndryshëm të biznesorqë ekzistojnë aktualisht, në mënyrë që ata të integrohen në një numër të vetëm i cili do të aplikohet në të gjitha procedurat. Po ashtu kemi hequr disa taksa për bizneset si dhe jemi duke punuar nëLigjin për Falimentim.Jemi duke punuar poashtu edhe në rishikimine Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Të gjitha këto veprime do të ndikojnëshumë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, tha ministrja Bajrami.
Ajo bëri me dije se në kuadër të politikave tregtare janëmarrë parasysh barrierat tregtare, dhe se në kuadër të CEFTA-s ne jemi shumë aktivë për ti zgjedhur problemet tregtare në favor të liberalizimit të tregtisë.
Në vazhdimësi jemi duke u koordinuar me përfaqësuesit lokal të komunave të Kosovës për themelimin e zonave industriale. Prandaj i inkurajoj institucionet lokale që të fillojnë procedurat për themelimin e këtyre zonave, që do të ndikojnë dukshëm në zhvillimin e komunave dhe në zhvillimin e përgjithshëmekonomik të Kosovës, citoi ajo.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë gjithherë derë e hapur e adresimit të barrierave të bizneseve.
Në fund të konferencës u shpallën edhe ndërmarrjet më konkurruese në rajonin e Pejës:
Vendi i tretë i takoi ndërmarrjes \" AGROPRODUCT \" SH.P.K
Vendi i dytë i takoi ndërmarrjes N.P.T.\"BAKALLI METAL\"
Vendi i parë i takoi ndërmarrjes Newco Trofta L.L.C.
Pas konferencës, ministrja vizitoi ndërmarrjet e rajonit tëPejës: kompaninëMobile-Dekor, që merret me mobilieri dhe kompaninë Elsa Group, që merret me përpunimin e mermerit.