Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e FMN-së me aktivitetet e MTI-së
Prishtinë, 29 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jacques Miniane, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovë dhe Frank Lakwijk, Përfaqësues rezident i FMN-së në Kosovë.
Mysafirët nga FMN-ja u interesuan për implementimin e projekteve me interes kapital për vendin, përfshirë projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, projektin e ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike si dhe projektet e infrastrukturës rrugore.
Ministrja Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me aktivitetet e MTI-së si dhe progresin e deritanishëm në implementimin e projekteve zhvillimore në vend.
Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.