08 Janar 2025

Bajrami: Gati për implementimin e MSA-së

Prishtinë, 15 shtator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, mori pjesë në një takim me përfaqësues të bizneseve vendore dhe investitorë të huaj, që u organizua nga Aleanca Kosovare e Biznesit, me temën ”Qeveria e Kosovës në funksion të zhvillimit të ekonomisë vendore”.

Në fjalën e saj, ministrja Hykmete Bajrami konsideroi se gjatë kësaj periudhe nëntëmujore janë bërë hapa konkretë për sa i përket përmbushjes së prioriteteve strategjike, që burojnë nga Programi Qeverisës 2015 – 2018 dhe se prioritet i veçantë në këtë Program i është dhënë me të drejtë zhvillimit ekonomik, rritjes ekonomike dhe përmirësimit të standardit të jetës së qytetarëve.

Ajo, theksoi se në vazhdën e përpjekjeve për të përmirësuar qasjen në financa, Qeveria e Kosovës ka aprovuar Ligjin për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive, i cili pritet të aprovohet në Kuvend së shpejti, që të mundësoj themelimine këtij Fondi që do të mbuloj deri në 50% tëkolateralit të kërkesave kreditore për biznese të caktuara.

Gjithashtu, ajo potencoi se në kuadër të angazhimeve për të institucionalizuar dialogun publiko-privat është riaktivizuar Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, i cili është shndërruar në një platformë të rëndësishme për adresimin e çështjeve që preokupojnë drejt-për-drejt bizneset. Për të funksionalizuar sa më mirë Këshillin janë krijuar katër grupe punuese që përfshijnë përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante, të cilat diskutojnëçështjet në nivelin teknik dhe i japin rekomandime konkrete Këshillit.

Ministrja Bajrami bëri të ditur se Qeveria ka aprovuar koncept dokumentin për Ligjin për investime strategjike.

“Përmes këtij ligji do të përcaktojmë se cilat janë fushat e zhvillimit strategjik të Kosovës, dhe do të definojmë profilin e investitorëve strategjik. \"Do të bëjmë përpjekje maksimale që me këtë ligj të thjeshtësojmë procedurat për investime dhe njëkohësisht tëruajmë transparencën dhe besimin për fondet publike të cilat do të investohen, por edhe interesin e partnerëve privat që do t’i kemi”, tha ajo.

Ministrja Bajrami theksoi se është punuar edhe në integrimin e mëtejmë të vendit në mekanizmat rajonalë dhe globalë, si dhe janë bërë të gjitha përgatitjet sa i përket implementimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe njëkohësisht ka pasur pjesëmarrje mjaft aktive në CEFTA dhe në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal.

Ministrja Bajrami u përgjigj në shumë pyetje që shtruan përfaqësuesit e bizneseve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)