20 Prill 2025

Bajrami e Hoti informojnë bizneset për pakon fiskale

 Prishtinë, 23 dhjetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, në kuadër të  aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2016” organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Prizren ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel qendror dhe lokal.  

Edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti do të merr pjesë në “Konferencën Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Prizren.

Në këtë Konference ministri Hoti do të prezantoj Pakon fiskale dy për vitin 2017 e cila përmbanë  shtatë elemente apo masat bazë të cilat janë dizajnuar me çëllim të përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes në Kosovë.

Aktivitetet në kuadër të “Ditët e Biznesit të Vogël 2016” kanë për qëllim të zhvillojnë dialogun publiko – privat, i cili së bashku me fuqizimin e ndërmarrësisë është më se i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)