Azi, euro bie përballë dollarit
Tokio, 25 mars - Euro kapi fundin 10-mujor në raport me dollarin amerikan të mërkurën. Investitorët dyshojnë se ka në tavolinë ndonjë zgjidhje për problemet e borxhit të Greqisë dhe kujdesi që treguan investitorët i uli zbriti prej majave 2-mujore stoqet aziatike.
Frika se Gjermania, ekonomia më e madhe e eurozonës, nuk e mbështet një plan shpëtimi për Greqinë, duke bërë të dështojë një marrëveshje në samitin që nis të enjten, e zbuti kërkesën për asete me risk, duke e zbritur indeksin japonez Nikkei nga majat 2-mujore që preku në hapje të sesionit.
Euro ra në nivel rekord ndaj frangës zvicerane. Por humbjen më të madhe e pësoi ndaj dollarit australian, duke shënuar rekordin historik të këmbimit prej 1,4621 dollarë. Forcimi i dollarit amerikan goditi çmimet e mallrave parësore, si nafta dhe ari. Ndërsa rënia e euros bëri jenin të rritet, duke rënduar kështu eksportuesit japonezë.
Dështimi i stoqeve aziatike për tu ngjitur lart, pavarësisht ngritjes në ajër të stoqeve amerikane një ditë më parë, nxori në pah masën e kujdesit që po tregojnë investitorët në tregje. Mundësia që Kina të shtrëngojë politikën monetare veçse e ka përforcuar këtë ndjenjë. Indeksi MSCI i Azi-Paqësorit u rrit 0,26 përqind.
/Scan tv/