Avonet: MTI shfuqizon Markën Tregtare, ku bënë shkelje ligjore
Prishtinë, 9 mars - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, është duke bërë monitorimin e proceseve në kuadër të Ministres së Tregtisë dhe Industries, respektivisht të Agjencionit për Pronësi Industriale.
AVONET konsideron se MTI, Agjencioni për Pronësi Industrial ka vepruar në mënyrë jo të drejt dhe të pa bazuar në aspektin ligjor, ku këto dy institucione kanë shkelur ligjin me të cilën ka nxjerrur një vendim me nr Nr.02/VSH, ka ka shfuqizuar Markën Tregtare të LIRA shpk, e cial është shfuqizuar me kërkesën e palës ankuese të firmës The Maharaja Organization Limited & A.F. Jones Exporters Ceylon ( Private) LTD nga Sri Lanka, ku në këtë raste është shkelur Ligji për Marka Tregtare me nr ligji 04/L-026, ku sipas nenit 55 thuhet:
Me kërkesë të pronarit të markës tregtare, pronari i markës së mëhershme tregtare që është palë në procedurën e shfuqizimit duhet të sigurojë dëshmi, që gjatë periudhës pesë vjeçare para datës së kërkesës për deklarimin e shfuqizimit, marka e mëhershme tregtare ka qenë në përdorim në Republikën e Kosovës për mallrat apo shërbimet për të cilat është regjistruar. dhe cilat i citon si arsyetime për kundërshtimin e tij, apo që ekzistojnë arsye të duhura për mospërdorim, me kusht që marka e mëhershme tregtare deri në atë datë ka qenë e regjistruar për jo më pak se pesë (5) vjet.
Poashtu firma ankues nuk dëshmon si në vijim:
· NUK e ka të regjistruar markën tregtare pranë API-së në Kosovë;
· NUK e ka shfrytëzuar as të drejtën për rivalidimin në Kosovë, të regjistrimeve të mëparshme në markës tregtare në ish-Republikës Jugosllave;
· NUK ka asnjë prezencë në Kosovë dhe
· NUK ushtron veprimtare afariste në territorin e Republikës së Kosovës
Në rastin konkret, kërkesa për shfuqizim të markës tregtare është paraqitur nga Maharaja Organisation Limited e cila nuk ka një Vendim nga API-ja, palë kjo e cila pretendon të ketë një të drejtë të mëhershme mbi markën tregtare. Palë në këtë procedurë administrative sipas një kërkese për shfuqizim janë vetëm Maharaja Limited, si palë kërkuese dhe LIRA Sh.p.k., si palë kundërshtare. Pala kërkuese në argumentet e tij ka paraqitur si provë disa fatura te vitit1994 të ish-Jugosllavisë, që do te thotë 21 vite më parë, të cilat supozoj se mund të jenë marrë si provë nga API-ja, e poashtu këto fatura supozohen se nuk janë valide sepse disa fatura sipas burimeve që ka marr AVONET thuhen se janë një faturë por të bërë tri kopje vetëm për të pas si dokumente.
E paoshtu AVONET, ka identifikuar si shkelje ligjor që garantohet me çdo ligji në fuqi kushtetuese të Republikës së Kosovës, e cila është shkelur afati ligjorë.
Vendimi nr. 02/VSH i API-së është marrë jashtë çdo afati ligjor të aplikueshëm për vendimmarrje nga ana e këtij organi të shkallës së parë.
· Vendimi është dashur të merret dhe tiu dorëzohet palëve në afat prej 30 ditësh nga dita e deklarimit të të dyja palëve, sipas së drejtës ligjore të tyre.
· Në rastin konkret, afati i fundit për dhënie të Vendimit ka qenë data 23.10.2015. Vendimi 02/VSH është dhënë më datë 22.01.2016, respektivisht 3 muaj pas skadimit të afatit ligjor për vendimmarrje.
Dhënia e Vendimit nga ana e organit të shkallës së parë, pas skadimit të afatit ligjor për vendimmarrje, në rrethanat kur pala e interesuar nuk ka parashtruar ankesë për heshtje të administratës në kuptim të nenit 130.2 të LPA-së, këtë Vendim në kuptim të nenit 92 (d) e bën absolutisht të pavlefshëm dhe pa efekt juridik.
Pala ankuese ka depozituar kërkesën për shfuqizim më datë 15.07.2015. Brenda afatit ligjor, sipas udhëzimit të API-së, Ankuesi ka dorëzuar Kundërshtimin ndaj kërkesës për shfuqizimin, më datë 23.09.2015. API nuk ka kërkuar plotësim dokumentacioni nga palët për një afat shtesë prej 60 ditësh.
Meqenëse LMT nuk ka precizuar afatin për marrje të vendimit, por me nenin 92 të LPA parasheh shprehimisht aplikimin e dispozitave të LPA-së, akti administrativ (vendimi i organit të shkallës së parë) është dashur të merret dhe tiu dorëzohet palëve në afat prej 30 ditësh, nga dita e deklarimit të të dyja palëve sipas së drejtës ligjore të tyre. Në rastin konkret, afati i fundit për dhënie të Vendimit ka qenë data 23.10.2015. Vendimi 02/VSH është dhënë më datë 22.01.2016, respektivisht 3 muaj pas skadimit të afatit ligjor për vendimmarrje.
Sipas dispozitave të LPA-së nëse organi i shkallës së parë dështon të marrë vendim brenda afatit ligjor, pas një procedure të iniciuar me kërkesë të palës, konsiderohet se vendimi është refuzuar dhe veprohet në përputhje me dispozitat për heshtje të administratës nga LPA. Përderisa pala kërkuese nuk ka ushtruar ankesë për heshtje të administratës, sipas nenit 130.2 të LPA-së, te Komisioni përkatës për ankesa, vendimi i organit të shkallës së parë është vendim i dhënë jashtë afatit ligjor dhe nga organi i paautorizuar, d.m.th në kundërshtim me procedurat e LPA-së dhe LMT-së.
AVONET është thellësish i shqetësuar me mos respektim të drejtave të palëve në këtë rast të ankuesit të LIRA shpk e cila ka bërë nj ankesë kundër vendimit të pa ligjshëm të MTI dhe API në shfuqizimin e Markes Tregatare, ku në bazë të nenit 131 të LPA, ankesa duhet të trajtohet 30 ditë.
AVONET, kërkon nga zyrtaret e lartë të MTI dhe API, të mos ta dëmtojn kompanit dhe zyrtarët e kësaj ministrie mos të shfrytëzojnë pozitën e tyre në interesin e e tyre personal sepse kjo është keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe rrit dyshimin për korrupsion dhe humbje besimit tek institucioni përkatës. Ateherë AVONET, kërkon nga MTI dhe API, që të mblidhet komisioni i Ankesave dhe të shqyrtohen ankesa dhe poashtu të lejohet çasja në dokumentet publike.
AVONET ka kërkuar në çasje të dokumenteve publike me datën 22 shkurt 2016, në MTI dhe API, por deri më tani nuk ka marr asnjë përgjigje.