07 Janar 2025

Automobilat më të shitur

Frankfurt, 21 gusht - Këto vitet e fundit tregu është mbushur plot me modele të reja të automobilave nga shumë prodhues të njohur. Por, vetëm disa prej tyre arritën të gjejnë rrugën deri te blerësit dhe njëherësh edhe të shënojnë rezultatet më të mira të shitjes.

Në listën në vazhdim do të paraqesim modelet të cilat jo vetëm që janë të bukura për nga pamja, por njëherësh edhe ofrojnë performanca të shkëlqyeshme dhe harxhime të vogla. Pra, këta janë automobilat të cilat janë shitur më së shumti në këto pesë vitet e fundit.

- Volkswagen Jetta: Kjo veturë dallohet nga paraardhësi sidomos në pjesën e përparme të veturës, që theksohet me vija më të buta, posaçërisht për shkak të dizajnit ndryshe të rrjetës së epërme dhe asaj të poshtme që i ngjan modelit shumë të popullarizuar në tërë botën, atij Golf. Motori bazë turbo-benzinë 1.2 TSI me 105 kuaj fuqi dhe pakon e pajisjeve “Trendline” janë pjesë standarde e makinës. Kjo është vetura më e shitur në tërë botën në këto pesë vitet e fundit dhe kjo bazuar në hulumtimet që janë bërë në treg.

- Honda Odyssey: Honda Odyssey është veturë monovëllimshme e cila prodhohet në Japoni. Kjo veturë e ka tërheqjen në të gjitha rrotat, ndërsa vëllimi i motorit bazë është 2354 cm3. Ky motor ofron 173 kuaj fuqi, shpejtësinë maksimale e ka 200 km/h. Përshpejtimin nga 0-100 km e arrin për 12 sekonda, ndërsa i harxhon 11.2 l/100 km. Kjo është vetura e dytë më e shitur në tërë botën në këto pesë vitet e fundit.

- Buick Regal: Kompania “General Motors” e prodhoi vite më parë makinën shumë të kërkuar, Buick Regal. Motori që e vë në funksion këtë makinë e ka vëllimin prej 2384 cm3, i ka 186 kuaj fuqi ndërsa shpejtësia maksimale i është ndalur në 220 km. Sa i përket harxhimeve ato sillen rreth 10.2l/100 km. Falë karakteristikave dhe performancave të shkëlqyeshme kjo makinë është renditur në mesin e më të shiturave.

- Kia Sportage: Kia Sportage në treg erdhi me një paletë moderne, të fuqishme dhe tejet kursimtare të motorëve, nga të cilët vlen të veçohet ai 2.0-litra me benzinë dhe ai 2.0-litra me naftë. Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për 10.3 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 190 km/h. Sa i përket harxhimeve, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një model të madh, ajo është mjaft e ulët, vetëm 7.5l/100km.

- Ford Explorer: Kompania e njohur “Ford-i” kishte vazhduar me prodhimin e veturave “simpatike”, dhe i radhës ishte Ford Explorer. Kjo veturë e posedon motorin prej 1999 cm3 i cili ofron 240 KF. Përshpejtimin deri në 100 km e arrin për 7.6 sekonda, ndërsa harxhimet i sillen rreth 9.9l/100 km. Edhe kjo veturë u gjend në mesin e dhjetë më të shiturave në këto pesë vitet e fundit.

- Mazda 2: Mazda 2 ishte veturë e qëlluar e cila tërhoqi numrin e madh të blerësve. Kjo makinë posedon motorin prej 1349 cm3, i cili ofron 95 kuaj fuqi. Kjo makinë në ciklin e kombinuar i harxhon rreth 7.2 litra që nuk janë edhe aq shumë. Kjo veturë ndonëse “e vogël” ofron hapësirë të mjaftueshme. Madje edhe bagazhi i saj, duke u bazuar në dimensionet e vogla, ofron hapësirë bukur të madhe për vendosjen e gjësendeve të ndryshme.

- Jeep Grand Cherokee: Kjo veturë u gjend në këtë listë në radhë të parë falë motorit i cili siguroi që të shitet me të madhe. Jeep Grand Cherokee posedon motorin turbo-dizel 3.0 litra me sistemin e injektimit Multijet II, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me “Fiat-in”. Motori turbodiesel V6 me kapacitet 2.987 cm3 zhvillon 177 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 550 Nm, ndërsa harxhimet mesatare janë 8.3 l/100 km.

- Toyota Scion tC: Një makinë e bukur dhe e mirë për shumicën e ngasësve. Motori i cili zhvillon 180 kuaj fuqi vjen me transmision manual dhe automatik. Kjo veturë është shumë stabile dhe mjaft e rehatshme dhe falë kësaj u gjend edhe në mesin e dhjetë makinave më të shitura.

- Nissan Rogue: Prodhuesi “Nissan” e ofroi edhe një makinë të mrekullueshme. Motori i Nissan Rogue-s është ai 2.5-litra me katër cilindra i cili zhvillon rreth 170 kuaj fuqi. Makina në fjalë i harxhon rreth 7 litra në ciklin e kombinuar, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 220 km.

- Saab 9-5: Një veturë e cila ka vite që gjendet në treg, por që modelet e fundit dolën të jenë më të mirët. Motori bazë i kësaj makine i ka 1598 cm3, 180 kuaj fuqi dhe 5500 rr/min. Kjo makinë harxhon rreth 9.4l/100 km, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 225 km.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)