Automjetet e vitit 1998 pas 1 janarit nuk mund të zhdoganohen
Prishtinë, 22 dhjetor - Dogana e Kosovës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga data 1 janar 2012, konform ndryshimeve të implementuara sipas vendimit të qeverisë i cili ka hyrë në fuqi nga 1 korriku 2011, ndryshojnë edhe mundësitë e zhdoganimit te automjeteve, sipas vitit te prodhimit të automjeteve.
Pra, sipas Doganës të gjitha automjete të prodhuara apo që kanë dalë në qarkullim në vitin 1998, pas datës 1 janar 2012 më nuk mund të zhdoganohen.