Audi sjell në treg A3
Gjenevë, 6 mars - Prodhuesi nga Ingolshtat në Panairin e Automobilave në Gjenevë u prezantua me konceptin e limuzinës kompakte, me të cilin paralajmëron arritjen e gjeneratës së re të modelit A3.
Këtë koncept do të paralajmërojë dizajni i ri, por edhe realizimi i ri i trupit të automobilit, që do tu bashkëngjitet versioneve të deritanishme, ndërsa është i planifikuar për tregjet siç janë Kina, Rusia, ku ekziston interes i rritur për vetura të vogla.
Kur do të filloj me prodhim vitin e ardhshëm, A3 do të jetë automobili i parë që do të bazohet në platformën e re (VW MQB). Pjesa më e madhe e modelit do të punohet prej aluminit.
Me fibra karboni do të përforcohen elementet plastike dhe materialet e ngjashme kompozite, me çka masën e tij do e mbajnë afër masës së modeleve të deritanishme. Për këtë, masa e përgjithshme arrin 1.540 kg.
Kjo nuk e bën të lehtë, por duhet të merret parasysh se automobili është më i vogël se A4 i tanishëm dhe se mund të punojë në të katër rrotat, që i vë në lëvizje motori pesë cilindrësh prej 2,5 litrave me 410 KF.
Këtu është edhe transmisioni me kapje të dyfishtë S-tronik me shtatë shpejtësi, që do të mundësojë përshpejtim deri në 100 km në orë për vetëm 4,1 sekonda. Automobili është i kufizuar në shpejtësinë prej 250 kilometra në orë.
Koncepti i Audi është përdorur edhe për prezantimin e gjeneratës së re të interfejsit MMF që do të thjeshtëzojë përdorimin dhe adaptimin në sisteme të ndryshme dhe do të sigurojë lidhje në internet.