22 Dhjetor 2024

ATK rrit aktivitetet operative gjatë dhe pas orarit të punës

Prishtinë, 20 maj - Drejtorati i Operativës të Administratës Tatimore e Kosovës, gjatë muajit maj, ka filluar rritjen e aktiviteteve operative gjatë dhe pas orarit të punës, si dhe për vikend.

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë një varg aktivitetesh, me qëllim të verifikimit të prejardhjes (origjinës) së mallit, në pika të ndryshme të territorit të Kosovës, për të kontrolluar dokumentacionin e mallit që transportohet në destinacione të ndryshme të Kosovës.

Në të gjitha rastet kur konstatohet, se malli i cili transportohet pa dokumentacion përkatës, nga i cili e konstaton prejardhjen dhe destinacionin e saktë të këtij malli, Administrata Tatimore, do ti ndërmarrë të gjitha masat e parapara ligjore, deri te konfiskimi i këtij malli.

Si rezultat i këtij aktiviteti të përbashkët me Policinë e Kosovës, janë zhvilluar aktivitete te 178 biznese të ndryshme, me qëllim të mbledhjes së gjobave dhe borxhit. Prej tyre janë mbledhë 170 gjoba, 7(shtatë) biznese kanë paguar 70% të borxhit dhe kanë lidhë marrëveshje të pagesës me këste, si dhe 1(një) konfiskim i pasurisë së një biznesi.

Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, dhe PK-së, janë planifikuar të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke mbuluar kështu të gjitha bizneset të cilat kanë borxhe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)