26 Dhjetor 2024

ATK mbyll edhe 18 subjekte të lojërave të fatit

Prishtinë, 29 shtator - Administrata Tatimore e Kosoves (ATK) ka njoftuar se ashtu siç ka paralajmërua edhe gjatë këtyre ditëve është duke vazhduar aksioni nga Drejtori e Lojërave të Fatit  tek subjektet që merren që merren lojërat e fatit, por që veprimtarin e tyre e zhvillojnë duke mos ju përgjigjur kritereve të ligjit përkatës.

Nga aksioni i djeshëm,  i cili është zhvilluar në komunën e Istogut dhe të Klinës janë mbyllur 18 lokale, të gjitha këto lokale janë mbyllur pasi inspektorët tatimore nga Drejtoria e Lojërave të Fatit kanë vërtetur shkelje të ndryshme,  për sa i përket ushtrimit të kësaj veprimtarie, -duke përfshirë këtu mos pajisjen me licencë, mos respektimin e distancës e cila është e përcaktuar me ligj, etj.

Administrata Tatimore do të vazhdojë monitorimin strikt, deri në përmbushjen e të gjitha kritereve të cilat janë të parapara për të gjitha subjekte që merren me lojërat e fatit.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat që mund ti posedojnë, se ndonjë subjekt i lojërave të fatit operon jashtë ligjshëm, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)