ATK dhe Dogana diskutuan për lirimet doganore për prodhuesit
Prishtinë, 6 dhjetor - Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim përfaqësues nga Dogana e Kosovës për të diskutuar rreth zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për lirimet doganore për prodhuesit.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar edhe kërkesat e vendimeve dhe procedurat, të cilat duhet të zbatohen nga Dogana dhe Administrata Tatimore, për të lehtësuar procedurat e importimit dhe për të përkrahur biznesin, gjatë procedurave doganore dhe tatimore.
Drejtori Imeri, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimin e drejtë të vendimeve të Qeverisë, që kanë për qëllim përkrahjen e sektorit të prodhimit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.