26 Dhjetor 2024

ATK dhe ARBK, krijojnë lehtësira për të bërit biznes

Prishtinë, 13 prill - Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit ndërmjet Administrata Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencia Kosovare për Regjistrim të Bizneseve (ARBK), sot u nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimi, që ka për qëllim lehtësimin e regjistrimit të bizneseve në Kosovës.

Ky hap lehtësues për afarizmin është ndërmarrë në kuadër të reformave që është duke ndërmarrë Qeveria e Kosovë për të bërit biznes në Kosovë.

Ky memorandum do të formojë bazën për të rregulluar kushtet sipas të cilave  ATK-ja dhe ARBK-ja janë pajtuar për një zgjedhje transitore me integrimin e sistemeve informative aktuale të të dyjave institucioneve, në kuadër të regjistrimit të bizneseve.

Këto reforma tani mundësojnë që me regjistrimin e biznesit, që do të bëhet në ARBK, afaristët do të pajisjen me certifikatë të regjistrimi të biznesit, ku në të do të jetë edhe numri fiskal, si dhe janë eliminuar procedurat tjera të cila deri më tani janë kryer në trekëndëshin ATK – MTI- Dogana e Kosovës.

Një bashkëpunim i tillë reflekton përkushtimin e të dyja institucioneve për zhvillimin e veprimtarive biznesore, në mënyra tejet moderne, të cilat janë në përputhje me praktikat e vendeve të zhvilluara.

Po ashtu, pas nënshkrimit të memorandumit, para të pranishmeve janë prezantuar  forma e skicuara për procesin e ri të regjistrimit të bizneseve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)