ASK: Rritet tregtia me pakicë

Në bazë të të dhënave të publikuara, vërejmë se në tremujorin e dytë (TM2) 2016 ka rritje, krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2016 te: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (20.4%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (17.2 %); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (16.7%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (2.7%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (2.5%); dhe te Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.8%), ka njoftuar ASK-ja.
Ndërsa, sipas ASK-së, rënie kanë pasur: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (13.2 %) dhe Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (0.8 %).
Ndërkaq, krahasuar TM2 2016 me TM2 2015 ka rritje të numrit të punëtorëve te: Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara me 47.1%; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 13.9 %; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 12.5 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 6.6% dhe Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 3.5%.
Kurse, rënie kanë pasur: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (5.3 %); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (2.5 %); si dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.1%), është thënë në publikimin e ASK-së.