Asgjësohen mbi 2000 kg smoki dhe ambalazh foli për smoki
Prishtinë, 11 korrik - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjegjësisht inspektorati sanitar i kësaj agjencie sot ka bërë asgjësimin e 2083 kg smoki dhe ambalazhe smoki ne deponin e mbeturinave ne komunën e Ferizajt.
Me kërkesën e fabrikës prodhuese, për inspektim të një sasi smoki si e dyshimtë e cila gjatë fazës se prodhimit është dëmtuar, atëherë inspektoret e AUV-së menjëherë kanë shkuar ne fabrikë dhe kanë bërë vlerësimin për sigurinë e produktit për konsum.
Pas inspektimit dhe vlerësimit nga ana e inspektorit sanitar ka rezultuar se produkti ka humbur vetit normale qe ka. Ka pësuar ndryshime ne aspektin fiziko kimi dhe mikrobiologjik ku si i tillë nuk lejohet për konsum. Inspektoret menjëherë kanë nxjerr vendim për asgjësimin e kësaj sasie për të pamundësuar daljen ne treg të këtij produkti për te ju shmangur helmimit eventual të mundshëm të qytetareve.
Asgjësimi është kryer ne deponin e mbeturinave të komunës se Ferizajt nen mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së.
Asgjësimi është bërë na bazë të kushteve për mos ndotjen e ambientit ku janë groposur dhe mbuluar me dhe, duke pamundësuar çfarëdo infektimi qe mund te vije.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bashkërisht me prodhuesit vendor po shënon ngritje ne cilësinë e prodhimit ushqimor vendor duke respektuar të gjitha standardet e bashkimit evropian mbi sigurinë ushqimore ku ne çfarëdo dyshime qe kanë inspektoret, por ne këtë rast edhe vetë prodhuesit po marrin masat e nevojshme për të pamundësuar rrezikimin e shëndetit të përgjithshëm publik.