21 Prill 2025

Asgjësohen 8,950 litra alkool i kontrabanduar

Prishtinë, 4 mars - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot janë asgjësuar rreth 8.950 litra alkool, sasi kjo e ndaluar dhe sekuestruar nga Policia dhe Doganat e Kosovës.

E gjithë kjo sasi e alkoolit sipas doganës është tentuar te futet ilegalisht në territorin e Republikës se Kosovës .

Asgjësimi i kësaj sasie është realizuar në depon e mbeturinave ne Mitrovicë nën mbikëqyrjen e zyrtareve te agjencive të Menaxhimit të Integruar të Kufirit  (MIK) .

Bashkëpunimi mes tri agjencive për ruajtjen e kufirit të cilat veprojnë në kuadër të MIK është duke treguar sukses ne parandalimin e tregtimit apo shitjes se gjitha mallrave që nuk i’u nënshtrohen kontrollës zyrtare që kryhet në pik kalimet kufitare nga  inspektoret  e AUV-se.

Këto alkoole ne momentin e ndalimit nuk kanë poseduar dokumente përcjellëse për origjinën e tyre, certifikatën shëndetësore, importuesin e produktit, disa nga to nuk kanë pas deklaracion të produktit.

Si të tilla konsiderohen si të rrezikshme dhe nuk lejohen për futjen në treg. Alkooli si produkt i pa kontrolluar mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe vdekjeprurës për njerëz.

Andaj agjencitë e Menaxhimit të Integruar të Kufirit kanë ftuar të gjithë qytetaret qe hasin ne treg produkte të dyshimta pa dokumentacion të njoftojnë organet shtetërore për siguri publike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)