Asgjësohen 4,480 litra alkool të kontrabanduar
Prishtinë, 18 shtator - Sot u asgjësuan 4.480 litra alkool, sasi kjo e ndaluar dhe sekuestruar ne Komunën e Podujevës nga Policia dhe Doganat e Kosovës.
E gjithë kjo sasi e alkoolit është tentuar te futet ilegalisht në territorin e Republikës se Kosovës ne kufirin me Serbin.
Bashkëpunimi mes tri agjencive për ruajtjen e kufirit të cilat veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK)është duke treguar sukses ne ruajtjen e kufirit dhe parandalon tregtimin apo shitjen e gjitha mallrave që nuk iu nënshtrohen kontrollës zyrtare që kryhet në pik kalimet kufitare nga inspektoret e AUV-se.
Këto alkoole kur janë ndaluar nuk kanë poseduar dokumente përcjellëse për origjinën e tyre , certifikatën shëndetësore, importuesin e produktit dhe nuk kanë pas deklaracion të produktit. Si të tilla konsiderohen si të rrezikshme dhe nuk lejohen për futjen në treg.
Alkooli si produkt i pa kontrolluar mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe vdekjeprurës për njerëz.
Andaj ftojmë të gjithë qytetaret qe hasin ne treg produkte të dyshimta të njoftojnë organet shtetërore për siguri publike.
Sot është bërë asgjësimi i kësaj sasie ne depon e mbeturinave ne Mitrovicë nën mbikëqyrjen e zyrtareve te agjencive ne MIK.