06 Janar 2025

Asgjësohen 25 ton sheqer me afat te skaduar

Prishtinë, 19 janar - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se Inspektorati Fitosanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka asgjësuar mbi 25 tonë sheqer ne deponin e mbeturinave ne Pejë.

Sheqeri me origjinë nga Algjeria qe kishte për destinacion tregun e  Kosovës është ndaluar nga Inspektorët Fitosanitar Kufitar të AUV-së.

\"Gjatë inspektimit të rregullt është hasur në një ngarkesë e cila brenda ka pasur sheqer me afat të skaduar. Inspektori menjëherë e ka ndaluar, ka bllombuar dhe ka bërë refuzimin e lejimit të futjes në treg, ashtu siç parashihet me ligjet ne fuqi\", thekson zyra për infomim e AUV-it.

Operatori i biznesit importues ka paraqitur kërkesë pranë AUV-së qe ti mundësohet asgjësimi. Sot nën monitorimin e Inspektorëve të AUV-së. Doganave të Kosovës dhe Policisë se Kosovës është kryer i gjithë procesi i asgjësimit.

\"Ne secilin rast kur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimeve përmes inspektorëve, ka hasur ne produkte me afat të skaduar.\"

\"Menjëherë i ka ndaluar qe të hyjnë ne treg. Ka bërë asgjësimin e tyre qe të pamundësohet manipulimi ne çfarëdo forme me ato produkte. Synim kryesor është ruajtja e shëndetit të qytetareve nga produkte të dyshimta apo qe nuk i plotësojnë kushtet për konsum\", bën të ditur AUV.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)