Arrihet marrëveshja e tregtisë së lirë mes BE-së dhe Vietnamit
Bruksel, 5 gusht - Pas negociatave që zgjatën mbi 2 vjet e gjysmë, Bashkimi Evropian dhe Vietnami ranë dakord në parim për marrëveshjen e tregtisë së lirë.
Sipas marrëveshjes, do të hiqen tarifat doganore për pothuajse të gjithat mallrat midis dy palëve.
Në muajt e ardhshëm, palët do të adresojnë çështjet teknike të marrëveshjes, për të finalizuar përmbajtjet ligjore.
Kjo është hera e parë që BE-ja arrin marrëveshje të tregtisë së lirë me një vend në zhvillim. Komisioni Europian tha se përveç uljes së tarifave në tregtinë mes dy palëve, marrëveshja e do të krijojë qasje të reja në treg në fushën e shërbimeve dhe të investimeve.