Ari rritet në 1900 dollarë për onc
New York, 23 gusht - Çmimi i arit në bursat ndërkombëtare shënoi një rekord të ri historik në 1900 dollarë për onç gjatë ditës së djeshme, pasi investitorët besojnë se ecuria e keqe ekonomike në botë do ti shtyjë qeveritë të rrisin emisionin monetar dhe të shkaktojnë inflacion.
Një onc ar ka afërsisht 31 gramë. Megjithatë, investitorët besojnë se çmimi i arit në këto nivele është diçka që nuk do të zgjasë gjatë. Që nga korriku i këtij viti, çmimi i arit është rritur me 400 dollarë dhe kjo rritje e shpejtë besohet se ka ardhur më së shumti nga paniku.
Argjendi kushtoi dje 43.8 dollarë për onc, 2.2 për qind më shtrenjtë se të premten. Njerëzit besojnë se ari është një garanci ndaj inflacionit, por në këto momente që po flasim, kjo garanci është tepër e shtrenjtë, deklaroi Bayram Dincer, një tregtar në New York.