24 Dhjetor 2024

Ari pushtoi bankat qendrore dhe investitorët

Sofje, 13 nëntor - Arkërkuesit e kohës së re janë bankat qendrore ku për herë të parë që prej shumë dekadash ato u bënë blerësit më të mëdhenj të lingotave të arit, madje Koreja Jugore bleu ar për herë të parë që nga viti 1998.

Vetëm për gjysmë viti bankat qendrore kanë grumbulluar rezerva floriri më të mëdha sesa ishin sasitë e blera gjatë tërë vitit 2010. Shteti amerikan Juta e bëri arin mjet pagimi, ndërkohë parlamenti zviceran diskuton emitimin e “frangut të artë”.

“Një ethe ari” pushtoi bile autoritetet e reja në Libi, të cilat kërkojnë shufrat e arta të Gadafit për 10 mrld dollarë.

Në Bullgari kjo tendencë gjithashtu është e dukshme. Për nga rezervat e arta Bullgaria ndodhet në vend të 44-të në botë. Këtë e tregojnë të dhënat e World Gold Concil. 8% të rezervave të arta të bankave qendrore botërore ndodhen në Sofje.

Në kuadrin e Evropës Qendrore dhe Lindore Banka Popullore Bullgare disponon me rezervën e shtatë për nga madhësia që arrin pothuaj 40 tona. Kështu rreth 11% të rezervës së shtetit mbahet në ar.

Sipas analizave të Bankës Qendrore vlera e shufrave të arta në trezorët e Bankës Popullore Bullgare është për pothuaj 1,5 mrld euro.

Që nga fillimi i vitit për shkak të rritjes së çmimit të metalit të verdhë, shteti bullgar u pasurua me 300 mln dollarë. Bullgaria ndodhet në vend të katërt në Evropë për nga nxjerrja e arit. Në territorin tonë ndodhen më se 40 vendburime ari.

“Shkaqet kryesore janë pasiguria e sistemit financiar, rritja e borxheve në ShBA dhe në Evropë dhe pamundësia e shteteve të kontrollojnë situatën\", tha Bllagovest Belev, drejtor i zyrës bullgare të një kompanie ndërkombëtare për shitjen e arit për investim.

Mundësia e vetme para shteteve është që të zhvlerësojnë borxhet me anë të inflacionit. Kështu shumë investitorë të cilët shqetësohen për mjetet e veta preferojnë arin si strehimi më i parrezikshëm në këtë moment.

35 kg ar investimi ka shitur kompania e Bllagovest Belevit në Bullgari vetëm për muajin gusht.

“Kishte momente në të cilat nuk kishim mundësi të furnizojmë sasi të mjaftueshme ari mjaft shpejt dhe me çmim të ulët. Bile për një ditë e gjysmë mbetëm pa ar investimi\" shpjegoi Belev.

Kishte një moment në të cilin shumë njerëz kuptuan se duhet të blejnë ar sepse në ditën tjetër çmimi do të ishte më i lartë. Gjërat po normalizohen, por akoma mungojnë lingota zvicerane. Megjithëkëtë po të do njeriu të investojë, ai lehtësisht mund të gjejë ar për këtë qëllim.”

Gjatë vitit 2008 çmimi i arit ishte 680 dollarë. Tani rritja është pothuaj 30%. Prognozat janë se pas dy vjetëve onsi mund të arrijë 8 mijë dollarë. Eksperti mendon se çmimi i arit do të rritet, por “kjo çati është e lëvizshme” dhe nëse qeveritë vazhdojnë të emetojnë kartëmonedha të reja çmimi i arit gjithashtu do të vazhdojë të rritet. Situata është e tillë – paratë zhvlerësohen në krahasim me floririn\", shpjegoi ai.

\"Ari është i njëjtë çdo një ditë, vlera e tij është e qëndrueshme, derisa valutat kryesore – dollari, euroja, frangu zviceran, jeni japonez humbin nga vlera e tyre.”

“Me siguri blerja e arit është një investim i mirë. Parat që i kemi në depozitë ose në asete të tjera zhvlerësohen shumë shpejtë. Mendoj se çdo një njeri duhet të mbajë të paktën një të tretën e mjeteve të veta në ar. E ardhmja nuk mund të parashikohet, nuk është e qartë se si do të reagojnë tregjet në situatat e papritura, të cilat krijohen shpesh”, tha Bllagovest Belev.
 .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)