Ari me rekord të ri në bursat botërore
New York, 7 prill - Ari arriti rekord të ri në bursat botërore prej 1.455.5 dollarë për uncë, bënë të ditur mediumet botërore AFR dhe ITAR-TASS.
Në fund të tregtimit mbrëmë vonë në Nju Jork ari u zvogëlua deri në 1.452.5 dollarë për uncë, por në tërësi të një sesioni, metaet e çmueshme u zmadhuan për 19.5 dollarë ose 1.4 për qind.
Kërkesa e arit rriti interesimin mes investitorëve për shkak të ritmit të inflacionit në ekonominë botërore.