23 Dhjetor 2024

Ari dhe Argjendi arrijnë vlera rekorde

New York, 21 janar - Paqartësia në Lindjen e Mesme, shqetësimi ndaj inflacionit dhe dollari i dobët, ka rritur interesin ndaj metaleve me vlerë.

Çmimi i floririt, duke u rritur edhe pak ka kapur shifrën 1 mijë e 400 dollar, ndërsa argjendi ka arritur vlerën më të madhe të 30 viteve të fundit.

Floriri që vitin e shkuar u rrit me 30%, këtë vit ka humbur 2.5% të vlerës. Floriri që theu rekordin në dhjetor 2010 me 1 mijë e 431 dollar, sot shitet me 1 mijë e 385 dollarë.

Rritja rekord e përjetuar vitin e kaluar, u ndikua edhe nga kërkesa e lartë që erdhi nga Kina dhe India. Edhe vlerësimi në raportin e Këshillit Botëror të Floririt ishte në këtë drejtim.

Ndërkohë që përdorimi i floririt u rrit me 47% rritje në Indi, kjo shifër në çerekun e fundit të vitit arriti në 210 ton, ndërsa në Kinë, duke u rritur me 26% shkoi në 116 ton.

Nga ana tjetër argjendi përjetoi një rritje të shpejtë duke shënuar vlerën 31.97 dollar për ons.

Ky ishte regjistrimi më i lartë që në vitin 1980. Rekordi i mëparshëm ishte 31.69 dollar për ons. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)