Arabia Saudite rrit çmimin ei benzinës deri në 50 për qind
Riad, 30 dhjetor - Arabia Saudite vendosi një rritje deri në 50% të çmimit të benzinës në kuadër të rishikimit të subvencioneve që ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike, ujit, naftës dhe produkteve të tjera të hidrokarbureve, të subvencionuara në masë të gjerë.
Ky vendim, që pritet të hyjë në fuqi që nga dita e sotme, referuar agjencisë zyrtare saudite të lajmeve, \"SPA\", vjen disa orë pas njoftimit nga Mbretëria të një deficiti rekord buxhetor prej 98 miliardë dollarësh (89,2 miliardë euro) në vitin 2015 dhe miratimit të buxhetit 2016 me deficit edhe më të madh, për shkak të rënies së çmimit të naftës.