06 Janar 2025

Arabia Saudite regjistroi një deficit rekord prej 98 miliardë dollarësh

Riad, 29 dhjetor - Arabia Saudite regjistroi në vitin 2015 një deficit rekord prej 98 miliardë dollarësh apo 89,2 miliardë euro për shkak të uljes së çmimeve, njoftoi ministria e Financave.

Të ardhurat janë vlerësuar me 608 miliardë riyals (162 miliardë dollarë, 147,5 miliardë euro), shumë më poshtë se parashikimet për këtë vit dhe të ardhurat për vitin 2014, ndërkohë që shpenzimet janë rritur në 975 miliardë rial (260 miliardë dollarë, 236,6 miliardë euro), theksuan zyrtarët e ministrisë në një konferencë shtypi në Riad.

Edhe pse deficiti 2015 shënon një rekord në historinë e mbretërisë, eksportuesi i parë botëror i naftës, është më pak i lartë nga sa ishte parashikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)