Arabia Saudite blerësja më e madhe e armëve në Lindjen e Mesme
Riad, 23 shkurt - Arabia Saudite është blerësja më e madhe e armatimeve në Lindjen e Mesme.
Tregtia e armëve ka njohur rritje çdo vit, por këtë vit, Arabia Saudit ka blerë armatime në shuma të konsiderueshme.
Ky vendi i Lindjes së Mesme është blerësi më i madh në vlerë monetare tek vendet e zhvilluara, pasi në vitin 2015 ka shpenzuar me miliarda miliardë dollarë.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta ruse Comersant sipas të cilës Arabia saudite ka blerë pajisje moderne dhe pajisje për avionëve.
Vlera e këtyre armatime që Arabia saudite ka blerë nga Rusia kap shumën e 10 miliard dollarëve.
Kontrata për blerjen e këtyre armatimeve do është firmosur në vizitën e papritur të funksionarëve saudit në Moskë.
Më herët Arabia Saudite kishte nënshkruar disa kontrata për blerjen e armëve nga Amerika dhe disa vende evropiane.
Sipas qendrës studimore ndërkombëtare të paqes në Stokholom që kontrollon shitjen dhe blerjen e armëve, çarmatimin dhe sigurinë ndërkombëtare, Arabia Saudite për nga blerja e armatime në rajon zë vendin e parë.