10 Janar 2025

Aprovohet Udhëzimi për përcaktimin e kostos se shpenzimeve të transportit të mallrave

Prishtinë, 25 shtator - E drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar vendime, udhëzime administrative dhe rregullore nga fushat e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e kostos së shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara, është dokumenti i parë i aprovuar në mbledhjen sotme. Udhëzimi ka bazë në Kodin Doganorë dhe Akcizave të Kosovës dhe harmonizon implementimin e drejt të procedurës së deklarimit dhe përllogaritjes së shpenzimeve të transportit në bazën doganore.

Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimet për interes publik të pronave dhe zotëruesve të interesit të pronave të paluajtshme që preken nga ndërtimi i Linjës Energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri, në zonat kadastrale të komunave Drenas dhe Malishevë.

Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin (ad-hoc) për identifikimin dhe rekomandimin e kandidatëve për anëtarë të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike KHAIA.

Në mbledhjen e sotme, pikërisht në kuadër të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Rregulloren për ofrimin e shërbimeve në gjuhën e shenjave në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për ofrimin e shërbimeve në Gjuhën e Shenjave në Republikën e Kosovës si dhe   qasje në shërbimet e interpretimit, nëpërmjet Interpretëve të Gjuhës së Shenjave për Personat e Shurdhër në Republikën e Kosovës. Kjo rregullore zbatohet për të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës, në nivel qendror dhe atë lokal.

Të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës, në nivel qendror dhe atë lokal, janë të obliguara që personave nga komuniteti i të shurdhërve t’i ofrojnë shërbim sipas nevojës dhe kërkesave në gjuhën e shenjave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)