26 Dhjetor 2024

APIK pret biznesmenë nga Salihli i Turqisë

Prishtinë, 2 qershor - Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK) ka pritur një delegacion nga Turqia i cili përbëhej nga 15 biznesmen nga komuna Salihli, të cilët kanë ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën për investime, të organizuar nga Shoqata e Afaristëve të Kosovës, shoqatë kjo që targeton bizneset turke dhe ato kosovare, si dhe Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë.

Në këtë konferencë pritet të jenë të pranishëm 50 biznese nga Turqia dhe rreth 100 biznesmenë nga Kosova, e që do të mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë.

Kryeshefi i APIK-ut, Valdrin Lluka foli për rëndësinë që paraqet Turqia në Kosovë si partner ekonomik.

Lluka lajmëroi biznesmenët nga Turqia për nënshkrimin e Marrëveshjes për Mbrojtje dhe Promovim të Investimeve që ka bërë Kosova me 30 maj 2012, ku zv.kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Kusari-Lila ishte në Ankara dhe u takua me ministrin e Ekonomisë së Turqisë për nënshkrim të marrëveshjes.

Kjo marrëveshje parasheh që ta mbrojë investitorin turk në Kosovë  dhe atë kosovar në Turqi në shumë aspekte, siç është nacionalizimi dhe shpronësimi.

Gjithashtu Lluka i lajmëroi të pranishmit që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, në të njëjtën vizitë të ministres Kusari Lila, ka iniciuar bisedat për Marrëveshje për Tregti të Lirë me Turqi, gjë që ndihmon biznesmenët të bëjnë tregti pa tarifa doganore. 

Po ashtu, në këtë takim u paraqiten avantazhet që Kosova ofron në fushën e investimeve siç janë CEFTA, preferencat tregtare me Bashkimin Evropian, SHBA, Japoni dhe Norvegji, fuqia punëtore e re dhe dinamike, reformat në përmirësimin e ambientit në të bërit biznes, mundësitë për të marrë tokë falas nga disa komuna në Kosovë, si dhe në përgjithësi kosto e ulët e operimit që ofron Kosova si për nga shpenzimet operative ashtu edhe për nga tatimet e ulëta.

Të gjitha kompanitë turke u prezantuan nga nënkryetari i Odes Ekonomike të Salihlit në Turqi, ku edhe u ofrua bashkëpunim me kompanitë vendore si dhe një vizitë e mundshme në të ardhmen e afërt të një delegacioni nga Kosova me përfaqësues të bizneseve të ndryshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)