17 Maj 2024

APIK nënshkruan marrëveshje për promovim të Kosovës me OEK-un

Prishtinë, 17 maj - Agjencia për Promovimin e Investimeve (APIK)  dhe Odës Ekonomike e Kosovës (OEK)nënshkruan Marrëveshjes e Mirëkuptimet (MeM), ku të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë se Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Diasporës.

Memorandumin e nënshkruan, në emër të APIK-ut, Valdrin Lluka, kryeshef i kësaj agjencie, ndërsa në emër të OEK-ut, Safet Gerxhaliu.

Qëllimi i  këtij memorandum është forcimi i partneritetit në mes akterëve relevantë në Kosove,  që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes promovimit të vlerave që posedon Kosova, si  përmirësimi i imazhit dhe të ambientit të përgjithshëm të biznesit në Kosovë, si dhe informimi dhe ngritja e atraksioneve të Kosovës tek investitorët e huaj.

Me këtë rast, kryeshefi i APIK-ut, Valdrin Lluka theksoi se një memorandum i tillë ka një rendësi të veçantë, që dëshmon në rend të parë partneritetin publik dhe privat, ku dihet se përmes këtij partneriteti dëshirojmë që të arrihet një zhvillim i qëndrueshëm në Kosovë.

Njëkohësisht ky është një memorandum që do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit tonë dhe se përmes këtij partneriteti vërtet të kontribuojmë në promovimin e Kosovës si vend atraktiv për investimet e huaja.

Ndërsa, kryetari i OEK, Safet Gerxhaliu, potencoi se një qasje e tillë e Agjencisë për Promovimin e Investimeve  dhe Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë duhet të shërbejë si model se si avancohet partneritetit publiko-privat.

Ky partneritet do të ndihmojë në tërheqjen e investitorëve të huaj dhe në veçanti forcimin e sektorit privat në Kosovë, përmes forcimit te SME-ve, avancimit të sektorit prodhues, brendimit të produkteve kosovare dhe në veçanti përmes implementimit të këtij memorandum që do të na inkurajojë që të punojmë sa më shumë në shfrytëzimin e modeleve të ndryshme si në modelin e ashtuquajtur  “outsourcing” për brendet dhe kompanitë e mëdha botërore. Përmes këtyre do të mund të krijohen vende të reja të punës, përmirësimit të bilancit të pagesave dhe promovimit të vlerave përmes zhvillimit ekonomik.

Qëllimi i këtij memorandumi është koordinimi mekanizmave kosovarë publiko-privat për promovimin e potencialeve të Kosovës para investitorëve të mundshëm në forma të ndryshme të kontakteve dhe organizimeve.

Kjo formë e promovimit do të ndikojë edhe në ngritjen e imazhit të Kosovës para investitorëve dhe faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)