25 Dhjetor 2024

APIK dhe AKP me memorandum për të promovuar potencialet e Kosovës

Prishtinë, 6 mars - Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë në promovimin e potencialeve për investime që ofron Republika e Kosovës.

APIK dhe AKP në kuadër të këtij bashkëpunimi do të promovojnë potencialet që ofron Kosova për investime, e që do të ndikojnë në tërheqjen dhe rritjen së investimeve të huaja në Kosovë, si dhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe në ngritjen e mirëqenies së vendit.

Sipas këtij memorandumi, APIK-u do t’u shpërndajë  investitorëve potencial, gjatë konferencave dhe në përgjithësi gjatë ngjarjeve të ndryshme promovuese, udhëzuesin e AKP-së i cili do të ofrojë një përmbledhje të përgjithshme mbi procesin e privatizimit/likuidimit dhe do të bëjë të njohura procedurat dhe hapat e përcaktuar që duhet të zbatohen nga palët e interesuara për pjesëmarrje në procesin e privatizimit/likuidimit.

Po ashtu, AKP-ja gjatë procesit të privatizimit/likuidimit dhe kontakteve me investitorë do të bëjë shpërndarjen e  materialit promovues të MTI/APIK rreth potencialeve për investime në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i këtij memorandumi është koordinimi institucional i promovimit të potencialeve të Kosovës para investitorëve të mundshëm në forma të ndryshme të kontakteve dhe organizimeve. Kjo formë e promovimit do të ndikojë edhe në ngritjen e imazhit të Kosovës para investitorëve dhe faktorëve tjerë me rëndësi në arenën ndërkombëtare.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)