26 Dhjetor 2024

APIK bashkon bizneset italiane me ato kosovare

Prishtinë, 1 qershor - Në bashkëpunim me Oden Ekonomike Italo-Kosovare, Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK) ka pritur një delegacion nga Italia i cili përbëhej nga 12 biznese italiane, ku të pranishem ishin edhe 20 biznese nga Kosova.

Një iniciativë e filluar nga Oda Ekonomike Italo-Kosovare dhe e mbështetur nga APIK, mblodhi rreth 30 biznesmenë, ku u prezantuan mundësitë që ofron Kosova në sferën e investimeve, si dhe të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Hapjen dhe prezantimin e potencialeve e bëri Kryeshefi i kësaj Agjencie, Valdrin Lluka i cili paraqiti avantazhet e Kosovës në krahasim me shtetet tjera për të bërë një investim, duke u fokusuar në qasjen e tregjeve të Bashkimit Evropian, CEFTA dhe SHBA, ku në të gjitha këto tregje prodhuesit nga Kosova nuk paguajnë doganë.

 

Gjithashtu u prezantuan reformat që janë duke u ndërmarrë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së bashku me ministritë tjera ekonomike për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes, si dhe mundësitë e marrjes së tokave komunale pa pagesë deri në 40 vite.

Interesim të veçantë zgjoi fakti që Kosova është shteti me koston më të ulët të operimit në Evropë, ku rroga mesatare është 280 EUR/muaj, si dhe tatimi në fitim të korporatave vetëm 10%.

Pas prezantimit të kompanive italiane nga kryetari i Odes Ekonomike Italo-Kosovare, z. Hamdi Muhameti si dhe kompanive kosovare nga shefi i Divizionit për Promovim të Eksporteve, z. Remzi Ahmeti, kompanitë nga të dy shtetet paten mundësi të takimeve personale për të shikuar mundësitë e krijimit të partneriteteve.

Në fund të këtij takimi, u nënshkrua Marreveshje e Mirëkuptimit në mes të Agjencisë për Promovim të Investimeve në Kosovë dhe Odes Ekonomike Italo – Kosovare.


Kjo marrëveshje ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve për të promovuar Kosovën si vend i përshtatshëm për investime në Itali, si dhe për të promovuar kompanitë kosovare, gjegjësisht produktet e tyre në Itali.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)