Anulohet panairi tregtar shumetnik për gratë pronare të bizneseve
Prishtinë, 5 korrik - Misioni i OSBE-së ka bërë të ditur se Panairi tregtar për gratë ndërmarrëse, që ishte planifikuar të mbahej në Sheshin Zahir Pajaziti sot, anulohet pas stuhisë me erë që fryu ditën e djeshme në Prishtinë, e cila dëmtoi tendat që ishin vendosur për panairin tregtar.
Misioni i OSBE-së është duke e vlerësuar dëmin dhe në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me komunën e Prishtinës, do të vendosë kur dhe nëse ngjarja mund të mbahet në të ardhmen.
Ky ishte incident i paparashikueshëm i fuqisë madhore dhe Misionit i vjen keq për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar. Do t'ju informojmë sapo të merret ndonjë vendim në lidhje me ngjarjen.