Anëtarët e G20-s rikonfirmojnë angazhimin për tregtinë e lirë
Berlin, 21 qershor - Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se shpreson që shtetet anëtare të samitit të G20-ës që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Hamburg, do të riafirmojnë angazhimin e tyre për tregtinë e lirë në kuadër të rritjes së proteksionizmit dhe izolacionizmit në disa vende të botës.
Gjatë një fjalimi në Ditën e Industrisë Gjermane në Berlin, një mbledhje vjetore e liderëve të biznesit, pa përmendur ShBA-në, Merkel tha se disa vende i kanë dhënë prioritet përfitimeve afatshkurtra të biznesit gjatë rritjes ekonomike afatgjatë.
Mund të jetë e vërtetë që izolacionizmi dhe proteksionizmi mund të lehtësojnë punën e biznesit të vendit për një periudhë afatshkurtër, tha Merkel, duke shtuar se politikat e izolacionizmit do të dëmtonin më shumë konkurrencën.
Lideri i Partisë Socialdemokrate, Martin Schulz, rivali i kancelares, Merkel në zgjedhjet e shtatorit të Gjermanisë, do të mbajë një fjalim përpara pjesëmarrësve sot në mbrëmje.