Anëtarësimi i Rusisë në OBT favorizon tekstilin turk
New York, 25 dhjetor - Anëtarësimi i Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë ka bërë që ti qeshë fytyra sektorit të tekstilit në lagjen Laleli.
Me integrimin e Rusisë në këtë organizatë, pritet që të dyfishohet edhe eksporti që bën Turqia me këtë vend.
Rusia pas 18 vjet pritjeje arriti të bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë.
Ky zhvillim është në dobi të artizanëve të lagjes Laleli që 80% të eksportit e zhvillojnë me Rusinë.
Bizneset e Lalelisë janë të lumtura nga ky zhvillim sepse më parë ishin të detyruar të mjaftoheshin me tregtinë me valixhe që bëhej deri tani për shkak të vështirësive në Rusi.
Pritet që rregullat ndërkombëtare në Rusi të vihen në zbatim në etapa të ndryshme brenda 2 vjetësh.