09 Janar 2025

Amerikanët të interesuar për sektorin e metalit, edukimit dhe bujqësisë

Prishtinë, 5 qershor - Sot, ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami së bashku me zëvendësministrin Avni Kastrati, priti sot në një takim përfaqësuesin e organizatës amerikane “Global Neighbours” së bashku me  dy përfaqësues të bizneseve amerikane. 

Ministrja Bajrami gjatë takimit i njoftoj  kompanitë amerikane rreth mundësive që  ofron Kosova për investitorët e huaj.

Ndër tjera, ajo shpalosi aktivitetet e MTI-së që kanë për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit privat, përfshirë përmirësimin e klimës së biznesit dhe inkurajimin e investitorëve të huaj, për të investuar në Kosovë.

Me theks të veçantë ministrja Bajrami potencoi programin qeveritar, i cili parasheh politika të reja fiskale të cilat paraqesin një mundësi të mirë për investitorët e huaj.

Kompanitë amerikane ishin të interesuara në veçanti për sektorin e metalit, edukimit dhe bujqësisë.

Në fund të takimit nga ana e tyre u prezantua projekti i cili mendohet të realizohet në Kosovë që ka të bëjë me hapjen e një shkolle për edukimin e lidershipit dhe aftësimit të profesioneve të ndryshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)