09 Janar 2025

"Alibaba" trazon tregun e tregtisë online

Pekin, 25 mars - Hyrja e planifikuar në bursë e gjigantit kinez të tregtisë në internet Alibaba, mund të ulë çmimet. Konsumatorët përfitojnë, por konkurrentët si Amazon dhe Ebay i presin kohë të vështira.

 "Kam frikë se do të kenë sukses", thotë për Deutsche Welle studiuesi i tregtisë Kai Hudetz nga Instituti për Studime të Tregtisë në Këln. Nëse gjiganti kinez i tregtisë në internet, Alibaba, do të hyjë në bursë sivjet, tregu mund të trazohet. "Frika lind nga fakti që për strategjitë afatmesme dhe afatgjata të Alibabës dihet shumë pak", thotë Hudetz. Kjo e bën të paqetë tregun.

Sipërmarrja e themeluar nga ish-mësuesi i anglishtes Jack Ma, nuk kishte treguar asgjë as për planet për të hyrë në bursë. Por ajo që njihet për sipërmarrjen tërheq vëmendjen: analistët e vlerësojnë koncernin në 120 deri 180 miliardë dollarë amerikanë. Vitin e kaluar Alibaba shiti mallra për një vlerë totale më shumë se 170 miliardë dollarë, më shumë se sipërmarrjet perëndimore të tregtisë online Amazon dhe Ebay të marra së bashku.

Dhe kjo, thotë për DW eksperti për tregtinë online, Alexander Graf, e dallon Alibabën nga konkurrenca: "Sipërmarrja është një lloj kombinimi i Ebay, Amazon dhe shërbimit të pagesave Paypal."

 Grupi Alibaba përfshin shërbime si Taobao, një shtëpi ankandi online që largoi nga tregu konkurrentin e ngjashëm me Ebay.

Në faqen Aliexpress.com klientët gjejnë, ngjashëm si tek Amazon, mallra nga tregtarët. "Atje ka edhe një shërbim sigurie, i cili garanton që klientët të mos i humbasin paratë e tyre", thotë Alexander Graf. Ky shërbim i quajtur Alipay, është njëlloj si shërbimi perëndimor Paypal.

Në platformat e tij grupi Alibaba ofron vetëm mallra nga ofrues të tretë. Kosto, ndryshe nga Ebay, nuk ka as për shitësit dhe as për blerësin. Alibaba financohet vetëm nga të ardhurat nga reklamat. Një koncept që në periudhë afatgjatë mund ta vinte në pozitë të vështirë Ebay-in.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)